Një roman për familjet Melori dhe Anderson. Një dëshirë e ethshme për hakmarrje shndërrohet në një pasion të papritur. Ta lemë, pra, legjendaren Johanna Lindsey t’ju pushtojë zemrën me romancën e saj të paharrueshme. “Ajo nuk të zhgënjen kurrë, duke shkruar histori dashurie që të çojnë në thelbin e asaj ç’mund të jetë dhe ç’duhet të jetë dashuria… pasionante, e fuqishme dhe e mbushur me surpriza”.
Për herë të parë Xhejms Melori dhe krushqit e tij Andersonët bien dakord në diçka: ka ardhur koha të marrin shpagim ndaj rrëmbyesit, i cili kishte guxuar të rrëmbente vajzën e dashur të Xhejms dhe Xhorxhina Melorit, Xhekin, edhe pse ajo kishte mundur t’i ikte pa u dëmtuar.
Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin për në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive.
Gjërat nuk shkojnë krejt sipas planit dhe Xheki përfundon sërish e zënë në kurth dhe e ngujuar në një anije që po largohet nga brigjet e Anglisë.
Ajo e kupton shpejt se ai që e ka kapur nuk është një pirat, por një fisnik i vendosur për të zgjidhur një mesele të vjetër me babanë e saj dhe ajo që e rrezikon më shumë është rritja e flakës së pasionit midis tyre.
Viti i botimit: | 2019 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 384 |
Përkthyes: | Irena Dono |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Një ditë dhjetori
1300 L -
Rruga Chanel nr. 5
1200 L -
Dieta e pasionit
1200 L -
Heshturazi dashuri
800 L -
Kujtimet e tij
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.