Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, “I Humburi’’. Edhe në këtë roman të ri, ngjarjet vendosen pjesërisht në qytezën e famshme periferike të kryeqytetit, në breg të lumit. Dhe pjesërisht në kryeqytet. Nëse tek “I Humburi’’, pikë referimi është marsi i vitit 1991, që kulmoi me eksodet biblike të shqiptarëve nëpër botë, te ‘’Stinë pandemie’’, pikë referimi është një tjetër mars, kësaj here i vitit 2020.
Por çfarë ka ndodhur ndërkaq?
Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fshikullojë gjithçka të shëmtuar. Një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje, herë me një ironi të hollë, plot sarkazëm. Ku nga fillimi deri në fund, si në disa romane të tjera të Kongolit, është e pranishme edhe vetironia e njohur e tij.
| Viti: | 2020 |
|---|---|
| Faqe: | 184 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Diktatori në kryq
1000 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L -
Hija
1000 L









