Superspiunët e shekullit. Tradhtarët gjatë Luftës së Ftohtë

nga Guido Knopp

1,250 L

Categories: SKU: 9928816214

Knoppi ka pasur “fatin” të kontaktojë e të bisedojë me shumë nga superspiunët e Luftës së Ftohtë, me kolegë e kundërshtarë, pjesëtarë të familjeve e bashkëkohës të figurave me rëndësi; të gjithë dëshmitarë të ngjarjeve që janë pjesë e historisë së zbulimeve të mëdha të drejtuara me zotësi e profesionalizëm nga spiunazhi lindor e ai perëndimor. Në investigimet e tij, Knoppi ka zbuluar jo pak material intrigues, që hedh dritë në gjysmëterrin e kësaj lufte të fshehtë.

Por cilët qenë disa nga aktorët që “luajtën” në atë skenë të paharrueshme të historisë?

Cilat ishin motivet që i nxitën këta personazhe të tradhtonin atdheun? Si arritën t’i përcillnin të dhënat sekrete matanë Perdes së Hekurt?

Libri është i ndarë në pesë pjesë, me përshkrime që u kushtohen agjentëve më të mëdhenj të periudhës së përballjes titanike Lindje-Perëndim.

Figurat më të spikatura të luftës së fshehtë mes superfuqive, ishin burra të një kategorie apo “prerjeje” jo të zakontë.

Bie fjala, “spiuni i bombës atomike”, Klaus Fuksi, një fizikan gjerman që u vu në shërbim të SHBA dhe që më vonë u dha sovjetikëve sekretet e prodhimit të bombës atomike; “urithi” Xhorxh Blejku, agjent në shërbim të Madhërisë së Saj, që i dha KGB listën me emrat e rrjetit të fshehtë britanik që punonte në Europën Lindore; i ashtuquajturi “spiuni i kancelarit”, Gynter Gijomi, demaskimi i të cilit e detyroi kancelarin Vili Brand të jepte dorëheqjen; “sekseri” i sekreteve, Xhon Uokeri, që për dy dhjetëvjeçarë i shiti KGB sovjetike shifrat dhe kodet supersekrete të ushtrisë amerikane; agjenti i dyfishtë Oleg Gordievskij, oficer i lartë i Rezidencës së KGB në Londër.

Viti:

2024

Faqe:

328

Botues:

Përkthyes:

Enver Muça

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Superspiunët e shekullit. Tradhtarët gjatë Luftës së Ftohtë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm