Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, “Të murosurat”, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen. Ajo, e martuar dhe me punë të mirë pas studimeve në Vjenë, është një grua e thyer, e përndjekur nga hijet e një ndodhie të fëmijërisë që gati i kushtoi jetën motrës së saj të madhe, Pranverës. Jo Pranvera, por Alba nuk gjen dot paqe me të shkuarën. Ajo rritet një femër pa vetëbesim, vuan nga atakë paniku, por hesht për gjendjen e saj, derisa një ditë mbyllet përfundimisht në shtëpi. Nuk mund të dashurojë, martesa kalon në krizë. Një kthesë e papritur e jetës e kthen në vendlindje, Shqipëri. Vdekja e babait shënon kthimin e Albës në shtëpi, ndarjen me bashkëshortin dhe hap rastësisht një shteg të ri.
Libra të ngjashëm
-
Qorrfermani
700 L595 L -
Qyteti pa reklama
500 L425 L -
Fabula Rasa
1000 L850 L -
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut (Aktori)
700 L595 L -
Hija
700 L595 L