Të poshtëruar

nga Lea Ypi

1600 L

Categories: , , SKU: 978994307661Tags:

Kur Lea Ypi gjen në rrjetet sociale një fotografi të vitit 1941, ku shfaqet gjyshja e saj Lemani, gjithçka dinte për të shkuarën familjare, tronditet. Në fëmijëri i kishin thënë se kujtimet e rinisë së gjyshes ishin zhdukur nga komunistët pas ardhjes në pushtet. Por ja ku është një imazh i saj, e sapomartuar me Asllan Ypin, të dy të buzëqeshur, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

Kush ishte në të vërtetë Leman Ypi? Pse fliste frëngjisht kur ishte rritur si mbesa e një pashai në Selanik? Ç’e shtyu të linte qytetin kaq e re për të nisur jetën vetëm në Tiranë? Si u dashurua dhe u martua me një socialist simpatizant të Frontit Popullor, ndërkohë që babai i tij bashkëpunonte me fashistët? Dhe mbi të gjitha, çfarë fshihej pas asaj buzëqeshjeje të papritur në dëborën e Cortina-s, kur e gjithë Europa po bëhej shkrumb e hi?

Duke ndjekur gjurmët e së shkuarës, autorja udhëton drejt vendeve të rinisë së gjyshes – nga bota e zhdukur e aristokracisë osmane, te realiteti i ri i Ballkanit nën fashizëm dhe më pas nën komunizëm. Në një libër të thellë e njëkohësisht magjepsës, me zërin e saj të paimitueshëm, Ypi shtron pyetjen themelore të mbijetesës në një epokë ekstremesh, zbërthen brishtësinë e së vërtetës – qoftë ajo personale apo politike – dhe çmimin e vendimeve të marra kundër rrymës së historisë. Përmes raporteve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, dëshmive gjyqësore dhe kujtimeve të saj për gjyshen Leman, na udhëheq në një udhëtim mes së tashmes dhe së shkuarës, ku arkivi ndërthuret me imagjinatën, dhe faktet me trillimin.

Herë epik e herë intim, “Të poshtëruar” është një reflektim i fuqishëm mbi brishtësinë e së vërtetës – personale dhe politike – dhe mbi pyetjet që vazhdojnë të na ndjekin. Çfarë dimë vërtet për ata që duam? Dhe me ç’të drejtë morale i gjykojmë zgjedhjet e brezave të shkuar?
David Runciman

Viti:

2025

Faqe:

406

Botues:

Libra të ngjashëm