“… zotëron dukshëm dhuntitë e një mësuesi. Me një humor të lehtë e të këndshëm dhe një aftësi për të ilustruar teori tejet të ndërlikuara me analogji të marra nga jeta e përditshme”.
THE NEW YORK TIMES
STEPHEN HAWKING besohet gjerësisht se është një nga mendjet më të ndritura të botës: një fizikan i shquar teorik, i cili me punën e tij ndihmoi në riorganizimin e modeleve të universit dhe në përkufizimin nga e para të asaj çfarë gjendet brenda tij. Përfytyroni sikur jeni ulur në një dhomë me Hawking-un dhe e dëgjoni teksa i diskuton këto arritje, duke i vendosur në një kontekst historik. Do të ishte njësoj si të dëgjonit Kristofor Kolombi të fliste për Botën e Re.
Hawking paraqet një seri me shtatë leksione – të cilat mbulojnë gjithçka, që nga big bang-u, te vrimat e zeza, e deri te teoria e fijeve – që kapin jo vetëm gjeninë e mendjes së tij, por edhe mprehtësinë karakteristike. Për studimin e tij mbi vrimat e zeza, i cili i mori më shumë se një dekadë, ai thotë, “Mund të duket njësoj si të kërkosh një mace të zezë në një bodrum me qymyr”.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 144 |
Përkthyes: | Erjon Uka |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Nexus
2500 L -
Shpikjet e mia
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.