Lu Xun, pseudonimi i Zhou Shuren (1881-1936), shkrimtar i shquar, eseist, poet, kritik letrar dhe figurë qendrore e letërsisë moderne kineze, lindi në një familje pronarësh tokash dhe zyrtarësh qeveritarë në Shaoxing, Zhejiang. Pas diplomimit, për disa vjet ishte mësues në qytetin e lindjes e më pas zyrtar qeveritar në Pekin. Lu Xun iu rikthye krijimtarisë dhe më 1918 iu bashkua lëvizjes së sapokrijuar letrare kineze. Po atë vit botoi tregimin e shkurtër, tanimë shumë të njohur, me titull Ditari i një të marri, 1921. Një tjetër vepër përfaqësuese e Lu Xun është Historia e vërtetë e Ah Q . Këto tregime që u mblodhën në Thirrje nën armë , 1923, konsoliduan reputacionin e Lu Xun si shkrimtar i shquar. Tre vjet më vonë u botua përmbledhja Duke u endur , 1926. Prozat simbolike, që u botuan në përmbledhjen Bari i keq , 1927, ashtu si edhe rrëfenjat e ritreguara klasike, zbulojnë një ndjeshmëri moderne, gërshetuar me humorin e hidhur dhe satirën therëse.
Në vitet 1920, Lu Xun punoi në disa universitete të Pekinit si profesor i shkrimit e letërsisë kineze. Studimi i tij akademik Histori e shkurtër e letërsisë kineze, 1923-‘24 dhe përmbledhjet shoqëruese të prozës klasike mbeten ende sot vepra standarde. Të një rëndësie të veçantë konsiderohen edhe përkthimet e tij, veçanërisht ato të veprave ruse.
Viti: | 2019 |
---|---|
Faqe: | 175 |
Botues: | |
Përkthyes: | Kujtim Ymeri |
Libra të ngjashëm
-
Fuqia e shprehisë
1400 L1260 L -
Valët
1000 L900 L -
Truri idiot
1400 L1260 L -
Treni i fëmijëve
900 L810 L -
Gjuha e trupit
1200 L1080 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.