Tregimet e një personazhi

nga Esmeralda Shpata

800 L

Categories: SKU: 9789928313577

Vetë Esmeralda është personazh i krijueses, është brenda saj. Është personazhi që shpreh botën femërore të provincës për të parë dritën e vetvetes. Vetëm ajo mund të bëjë diçka më shumë për ta kuptuar krijuesen e saj. Dhe, nëse do t’i vejë zëri deri tek ajo, mund t’i kërkojë të ndryshojë diçka a shumëçka. Ne, të jashtmit, presim. Vetëm të marrët mendojnë se dinë më shumë se krijuesit. Krijuesin, si të tillë, askush s’e ka parë.
Titulli i librit “Tregimet e një personazhi” është një paradoks apo shkon drejt mosarsyes? Titulli lidh lëndën në mendimin e tij. Në rastin e Esmeraldës, ai është edhe shprehës i metodës së të shkruarit të saj, sepse ajo është personazhi kryesor i krijueses së saj. Dhe ky titull sjell diçka të re në teorinë e titujve. Shkruajnë… personazhet.
Vasil VASILI
Pjesë nga parathënia

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Tregimet e një personazhi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm