I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, “Tri bijat e Evës” është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.
Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t’ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë.
Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën.
Te shtëpia ku kishte banuar me dy shoqet e ngushta, Shirinën dhe Monën, te zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin dhe feminizmin. Dhe, së fundi, te skandali që i ndau. Shirina, Peria dhe Mona ishin shoqet më të pamundura. Ato ishin Mëkatarja, Besimtarja dhe Dyshuesja.
Komente mbi librin
“Një libër i mahnitshëm.”
Ian Rankin
“Një histori inteligjente, e fortë dhe argëtuese.”
Financial Times
“Një libër plot mendim dhe i këndshëm, që ofron lidhje me botë, me perspektiva dhe mundësi të tjera.”
Sunday Times
“Një roman i fortë, tërheqës dhe që ngjall debat.”
Observer
“Një nga shkrimtaret më të rëndësishme të kohës sonë, Elif Shafaku eksporon me gojëtari të rrallë të tashme dhe të shkuarën e trazuar të Turqisë. Thjerra e saj zmadhuese lëviz mes Stambollit dhe Oksfordit në nëj eksporim mahnitës të besimit dhe miqësisë, pasurisë dhe varfërisë, si dhe mbi përplasjen shkatërrimtare mes traditës dhe modernizmit.”
Independent
“Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te “Tri bijat e Evës” ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë.”
Frances Osborne
| Viti i botimit: | 2018 |
|---|---|
| Kopertina: | E butë |
| Nr. i faqeve: | 464 |
| Përkthyes: | Taulant Hatia |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mbiemri i ri
1200 L1080 L -
Jeta e padukshme e Ady Larysë
1500 L1350 L -
Gabriela, karafil dhe kanellë
1200 L1080 L -
Balada e Akilit
1300 L1170 L -
Gjurmët e shëronjëses
1300 L1170 L









