Udhëtimi i çuditshem i një sendi të humbur
nga Salvatore Basile
850 L
Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t’u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur.
Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur. Me sytë plot trishtim, i kërkon djalit ta mbajë ajo ditarin duke premtuar t’ia kthejë. Pastaj hipën në trenin që gati po niset. Nëna e tij nuk u kthye kurrë.
Kanë kaluar njëzet vjet. Mikeli ende jeton në shtëpinë e vogël brenda në stacionin e trenit. Në trup, uniforma e punonjësit të stacionit që dikur i përkiste të atit. Në sy një trishtim i thellë. I pëlqen të jetojë vetëm, në shoqërinë e sendeve të humbura që gjen në trenin e vetëm që kalon nga Miniera di Mare. Sepse sendet nuk largohen, i mbajnë premtimet, nuk të braktisin.
Derisa një ditë, në të njëjtin tren që kishte marrë nënën, Mikeli rigjen, midis dy sediljeve, ditarin e vet. E ndien se atje e ka lënë e ëma, për të. Por në botë ekziston vetëm një person që mund ta ndihmojë: Elena, një vajzë plot hare dhe dashuri për jetën, e paparashikueshme si vetë jeta, që e shtyn t’i hipë atij treni dhe të shkojë të kërkojë të vërtetën. Dhe, ndoshta, edhe ilaçin për zemrën e tij të humbur.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 288 |
Përkthyes: | Alba Skëndaj |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Fillon me ne
1300 L -
Fqinja
1100 L -
Ana Eliot (Persuasion)
1400 L -
Një verë italiane
1200 L -
Dashuri e shëmtuar
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.