Viti i mbrapshtë

nga Ismail Kadare

500 L

Categories: SKU: 9789994332670

Ngjarjet e romanit “Viti i mbrapshtë” ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri. Gjë që shpjegon serinë e aleancave me synime të caktuara, si dhe ushtritë e huaja që ngatërrohen në këmbët e njëra-tjetrës, por pa u ndeshur mes tyre. Rivaliteti mes serbëve dhe turqëve i ndërlikon edhe më tepër punët. Atëherë emërohet një mbret, një austriak, i cili nuk mund të pranohet nga myslimanët pa u bërë synet.
Jemi në zemër të një komedie të përforcuar nga një vodevil i luajtur nga dip-lomatët e akredituar në Shqipëri. Dhe Ismail Kadareja qesëndis historianët e ardhshëm, kur të tundohen për të vënë rregull në tërë këtë mishmash të pashpjegueshëm dhe të pakuptueshëm, për të mos thënë absurd. Jemi larg luftës së proletariatit kundër imperializmit. Përveç faktit se, nga gjithë kjo histori e ngatërruar, ngrihet zëri modest i fshatarëve të thjeshtë që ndërgjegjësohen për çështjen kombëtare. Të keqarmatosur, të keqkomanduar, ata enden kuturu andej-këndej, diku duke dalë fitimtarë, por duke humbur përfundimisht. Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim se këta këmbëzbathur shkruajnë, në syrin e Kadaresë, epopenë e vërtetë shqiptare.

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Viti i mbrapshtë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm