William Shakespeare
nga Victor Hugo
Përktheu nga origjinali Abdulla Rami & Ermira Xhomaqi-Godo
2000 L
Titulli i vërtetë i kësaj vepre do të ishte: “A propos de Shakespeare.”
Dëshira për të introduire, siç thuhet në Angli, para publikut përkthimin e ri të Shekspirit, ka qenë nxitja kryesore e autorit. Ndjenja e thellë e interesimit për përkthyesin nuk mund t’ia heqë të drejtën atij ta rekomandojë përkthimin. Megjithatë, nga ana tjetër, ndërgjegjja e tij ka qenë e shtyrë në mënyrë të veçantë edhe prej vetë natyrës së subjektit. Në rastin e trajtimit të figurës së Shekspirit, në mendjen e autorit gëlojnë të gjitha temat të cilat kanë lidhje me artin. Të trajtosh këto tema do të thotë të shpjegosh misionin e artit; të trajtosh këto tema do të thotë të shpjegosh detyrën e mendimit njerëzor ndaj njeriut. Një rast i tillë për të thënë të vërteta vjen vetvetiu dhe është e palejueshme, aq më shumë në një kohë si e jona, që kjo të lihet mënjanë. Autori e ka kuptuar këtë dhe nuk ka nguruar aspak t’i trajtojë këto tema të ndërlikuara të artit dhe të qytetërimit nga të gjitha këndvështrimet e mundshme, duke i shumëfishuar horizontet gjithsaherë perspektiva zhvendosej, e duke pranuar të gjithë treguesit të cilët tema vetë i paraqiste në dosmodoshmërinë e saj të përpiktë. Nga zgjerimi i këtij këndvështrimi ka lindur ky libër.
Victor Hugo
Hauteville-House, 1864
Libra të ngjashëm
-
Viti ’93
800 L -
Të mjerët vol. III
1200 L -
Teoria e letërsisë
1000 L -
Njeriu që qesh (vol. 1)
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.