• Kur këndonin gjelat e tretë

    Agron Tufa

    Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit satanik të flisë në “meshat e zeza” që bënte diktatura komuniste me adeptët dhe xhelatët e saj të përzgjedhur. Kështu, lëndë e këtij libri janë zërat e pengjeve të atyre fëmijëve, adoleshentëve, pleqve e burrave në kampet mortore të internimit me tela me gjemba, në qelitë e paraburgimit apo të hetuesive, sikundërse në burgjet e kamp-burgjet e Shqipërisë komuniste. Kjo “zhaurimë e përtejvarrit” përbën polifoninë e vajtimit prej vdekjesh të dhunshme të kainiadës sonë me dramën e vëllavrasjes e gjenocidit brendashqiptar, edhe pse në kohë paqeje. Agron Tufa (pjesë nga pasthënia)
  • Dead End

    1000 L
    nga

     Virion Graçi

    “Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. Viktimë e parë e këtij zgjimi ndërgjegjësues janë të rinjtë e të rejat, studentët shqiptarë të kohës të cilët, në pak muaj e vite kaosi biblik, pësojnë metamorfozën groteske: nga shpresa e një vendi bëhen mjerimi i tij dhe i vetvetes. Roman dashurie e zhgënjimesh rinore, shkruar me nota të ndjera lirike dhe humor të zi, ku pafajësia rinore, ankthi dashuror, etja për shpëtim nga ferri i ri social-kulturor, ndërthuren mjeshtërisht duke krijuar dhe duke rrënuar utopitë autentike të një tjetër brezi të rinjsh e të rejash, humbur pa adresë dhe shfytyruar keq nëpër rrugët pa krye të historisë sonë moderne.
  • nga Agim Baçi

    Me ilustrime nga Bujar Kapexhiu

  • nga Mira Meksi

    Romani më i mirë i vitit 2019 nga Bukinist
  • Agron Tufa

    Libri fitues i Çmimit të Panairit të Librit 2016 Nr. i faqeve: 100 Viti i botimit: 2016 ISBN: 978-9928-226-11-2
  • Agron Tufa

  • Azem Deliu

Go to Top