Libra

Gjeni librin tuaj të preferuar

  • Dead End

    1000 L
    nga

     Virion Graçi

    “Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. Viktimë e parë e këtij zgjimi ndërgjegjësues janë të rinjtë e të rejat, studentët shqiptarë të kohës të cilët, në pak muaj e vite kaosi biblik, pësojnë metamorfozën groteske: nga shpresa e një vendi bëhen mjerimi i tij dhe i vetvetes. Roman dashurie e zhgënjimesh rinore, shkruar me nota të ndjera lirike dhe humor të zi, ku pafajësia rinore, ankthi dashuror, etja për shpëtim nga ferri i ri social-kulturor, ndërthuren mjeshtërisht duke krijuar dhe duke rrënuar utopitë autentike të një tjetër brezi të rinjsh e të rejash, humbur pa adresë dhe shfytyruar keq nëpër rrugët pa krye të historisë sonë moderne.
  • nga Agim Baçi

    Me ilustrime nga Bujar Kapexhiu

  • Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh. Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perëndimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin. Është historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë. Gjatë udhëtimit të tij, Siddharta ndeshet me asketë, murgj budistë, tregtarë të suksesshëm, një kurtizane të quajtur Kamala dhe një varkëtar të thjeshtë që ka zbuluar të vërtetën e jetës. Takimi me këta njerëz dhe përjetimi i fazave kryesore të jetës - dashuria, puna, miqësia dhe atësia - e bëjnë Siddhartën të zbulojë se dija e vërtetë drejtohet së brendshmi.
Go to Top