Jemi në Norvegji, në Gjirin Matil-dvik, në një fermë jo shumë larg detit. Lena është fqinja dhe shoqja e ngushtë e Trilit, megjithëse vajzë. Dhe, me Lenën shoqe të ngushtë, asnjë ditë nuk është e zakonshme.
Të dy shpikin aventura të guximshme, të çuditshme dhe herë-herë të rrezikshme: ndërtojnë një teleferik midis shtëpive të tyre dhe Lena varet nga tre metra lartësi; janë gati të hipin në një shkëmb për të shpëtuar një dele të humbur, varrosin radiot nën tokë për të luajtur Luftën e Dytë Botërore…
Nganjëherë duket sikur fatkeqësia është në prag, por të rriturit mbërrijnë gjithmonë në kohë, për t’i nxjerrë nga telashet. Se fëmijët nuk janë vetëm, në këtë libër ka një botë me personazhe “të rritur”, gjyshi “pirat”, teto-gjyshja, që gatuan petulla në formë zemre, prindërit, shpesh të zemëruar, por edhe të dashur.
Dhe pastaj xhaxhai, fqinji, mjeku, që do të bëhet diçka më shumë sesa vetëm mjek për Lenën…
Viti: | 2020 |
---|---|
Botues: | |
Përkthyes: | Greisa Ymeri-Böhl |
Libra të ngjashëm
-
Dy vjet pushime
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.