Gjatë karrierës së tij të gjatë e të patëmetë si funksionar i lartë banke, Febo Germosino kishte marrë tri letra anonime. Tani, në ditën e parë të jetës së re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes. Dy të parat janë shumë të hershme, prej dhjetëvjeçarësh. E treta është e kohëve të fundit dhe hedh dyshime për besnikërinë e gruas së tij të dytë, të re dhe shumë të bukur, Adelës. Është pikërisht ajo, Adela, protagonistja e këtij romani: e mrekullueshme, një femër fatale, joshëse, të cilës i pëlqen të veshë, në rrethana të veçanta, një tajër gri të përkorë. Një veshje, që ka një domethënie të thellë simbolike. Një domethënie, të cilën ndoshta do ishte më mirë të mos e njihnim kurrë… Letërsia e Camillerit është e pasur me figura femërore, gjithmonë të ndjekura nga historiçka dashurie, një lloj tolerance pothuajse dinake, lidhje e thellë me dobësitë e tyre sensuale, një vëmendje kureshtare për çastin e lëshimit, kur frerët dobësohen për pasionin, për hakmarrjen ose thjesht për një tekë; për një çast ose përgjithnjë; për dashakeqësi, për llogari ose për shpërthimin e ndjenjave. Janë të paktë shkrimtarët që, si Camilleri, kanë ditur të ndjekin ritmin e trupit dhe rrahjen e shpirtit femëror.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Diana Kastrati |
Libra të ngjashëm
-
Femrave u pëlqen e kuqja
1100 L935 L -
Nesër, nesër dhe nesër
1400 L1190 L -
Ishulli i rrahjeve të zemres
1200 L1020 L -
Rruga Chanel nr. 5
1200 L1020 L -
Kujtimet e tij
1200 L1020 L