Pas suksesit të padiskutueshëm të librit të parë të Scott Peck-ut, Rruga në të cilën rrallë shkohet, shtëpia botuese Albas sjell të përkthyer në shqip librin e dytë, Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet, që është një vazhdim po aq i mençur dhe po aq i thjeshtë i librit të parë.
Scott Peck-u këtu na mëson se si të heqim dorë nga prirja për të thjeshtëzuar gjithçka në jetën tonë, nga prirja për të kërkuar për formula të gatshme dhe përgjigje të thjeshta dhe na nxit të mendojmë në mënyrë kreative dhe shumëdimensionale; na nxit që të shijojmë si misterin, ashtu dhe paradokset e jetës; na tregon se si të mos tronditemi nga mizëria e shkaqeve dhe pasojave që na lënë përvojat në jetë, – na këshillon ta çmojmë faktin se jeta është e ndërlikuar. Libri është i mbushur me shembuj konkretë të marrë nga përvoja e autorit me pacientët e tij, po ashtu dhe me shembuj nga jeta e tij personale.
Viti: | 2017 |
---|---|
Faqe: | 272 |
Përkthyes: | Genc Muçollari, Erjola Shaka |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Çdo gjë është e mundur
1500 L -
48 ligjet e pushtetit
2000 L