“E gjithë kultura sikur përmblidhet në nji fjalë: nanë. Edhe qytetërimi po ashtu: babë. Mbase kjo ndiehet kur ata na kanë ba gati për jetën, kur ndodh shkëputja e parë nga pragu, e cila nuk ka kthim mbrapa. Nga ngrohtësia në rrezatim. Nga paqja e votrës drejt përpjekjes për me mbajtë ndezë zjarrin e saj të shenjtë. Qytetërimi ka karakter të fortë, edhe shtypës me raste; ndërsa kultura shquhet nga mirësia, po aq edhe nga të qenurit çliruese prej ashpërsisë së qytetërimit. Qytetërimet janë në nji garë të pashmangshme me njëri-tjetrin, ndërsa kulturat kanë vetë nji garë: me vetveten. Qytetërimi na rrëmben me prozën e tij joshëse, kurse kultura na kthjell me poezinë e saj përdëllyese.”
Viti: | 2023 |
---|---|
Faqe: | 238 |
Përkthyes: | |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Amerikania
1400 L -
Burimi i jetës
1300 L -
Kosherja
1200 L