Kur Leonardo Da Vinçi deshi të jepte masat ideale të trupit njerëzor, në skicën e tij të famshme ai iu referua katrorit, duke përkufizuar kështu Uni-n, individualen. Por nuk e la me aq, e përfshiu në fushën e rrethit.
Simbolikat e dy figurave gjeometrike janë të njohura. Ndërsa këtu kujtoj bazën dhe këndet e katrorit që prekin rrethin. Çfarë ka dashur të thotë Da Vinçi, ku të çojnë ato zona kontakti? Sipas meje, i shoh si dyer për t’u hapur, dalje që individin e çojnë te Tjetri.
E kam pasur zakon që, përgjatë viteve të jetës, ta ngre kokën herëpashere përmbi katrorin e letrave të mia dhe ta kthej vëmendjen nga kolegët, disa prej të cilëve janë të pranishëm në këtë Koncert letrar me partiturat e tyre.
Autori
Libra të ngjashëm
-
Mjete dhe armë
1500 L1050 L -
Miti dhe realiteti
800 L720 L -
Estetika e letërsisë
1000 L900 L -
Gjuha shqipe dhe historia e saj
3000 L2100 L -
Enciklopedi Kadareane
5000 L3500 L








