Ngjarjet zhvillohen në Aleksandri, Misisipi, ku një djalë i vogël me emrin Robin Kleve Dyfresnes gjendet i varur në një pemë, në oborrin e shtëpisë. Dymbëdhjetë vjet më vonë, vrasja e Robinit është ende e pazgjidhur dhe familja e tij është e shkatërruar. Kështu, motra e tij, Herrieta, një vajzë tejet e zgjuar, e ndikuar nga letërsia e Kiplingut dhe e Robert Luis Stivensonit, vendos të zbulojë vrasësin e të vëllait. E ndihmuar vetëm nga shoku i vet, Hili, Herrieta kalon kufijtë e ngurtë racorë e klasorë të qytetit të saj dhe gërmon thellë në historinë e humbjes së familjes.
I mbushur me kthesat e mprehta të komplotit dhe “sjellje plot gjallëri e qesharake, të denja për Dikensin” (The New York Times Book Review), libri “Miku i vogël” është një vepër që mbart shumë magji, nga një shkrimtare me talent të jashtëzakonshëm.
| Nr. i faqeve | 558 |
|---|---|
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vajza angleze
1400 L -
Vjehrra
1200 L -
Sekreti i një nate vere
1200 L -
Çështja Karavaxho
1400 L -
Një xhentëlmen në Moskë
1400 L









