Në një qytet që përpiqet të mos mbetet periferik, mes këngësh, lutjesh, thashethemesh, mortesh dhe festash familjare, një fëmijë rritet duke e mësuar botën nëpërmjet copëzave: një njoftim vdekjeje i gabuar, një kafe turke a e pjekur në mokë, një tullumbace që ikën, një fjalë e dëgjuar rastësisht, një këngë popullore e ngulur fort në kujtesë. I ndërtuar si varg kujtimesh të ndërprera, rrëfimi krijon hartën e një fëmijërie të kufizuar nga dashuria, frika, feja, turpi, butësia dhe, mbi të gjitha, nga dëshira për të kuptuar veten.
Droja është një roman mbi mënyrën se si fjalët, zakonet, paragjykimet dhe heshtjet trashëgohen nga rrethi i vogël i familjes te rrethi më i madh që fëmija njeh: qyteti. Aty, ai dëgjon më shumë nga sa duhet, kupton më pak nga sa ndien dhe ruan si të çmuara gjëra krejt të zakonshme për të rriturit. Prindërit, gjyshja, komshinjtë, fisi dhe të njohurit bëhen, pa e kuptuar, aktorët e një komedie të përditshme prej së cilës fëmija del gjithnjë pak më i lënduar.
Andreas Dushi ndërton kështu një roman ku humori nuk e zbut dhimbjen, por e bën edhe më të mprehtë, edhe më të durueshme. Çdo episod duket thuajse i parëndësishëm, një asgjë, derisa, faqe pas faqeje, bëhet e qartë: jeta s’është gjë tjetër veçse shuma e disa asgjëve të njëpasnjëshme.
| Kopertina: | E fortë |
|---|---|
| Faqe: | 160 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Breznitë e Hankonatëve
500 L -
Kafsha apo fantazma
500 L -
Hija
1000 L -
Fabula Rasa
1000 L








