Historitë e çmendura të Tiranës

Ben Blushi

Interval çmimesh: 1500 L deri më 2000 L

Categories: SKU: 9789928861702Tags: ,

I shkruar me një stil mahnitës, romani “Historitë e çmendura të Tiranës” përshkruan ngjarjet më të jashtëzakonshme që kanë krijuar Tiranën për 400 vjet. Si në një film, në faqet e librit parakalojnë qindra personazhe reale, të cilat vendosen në situata të pabesueshme, duke ndërtuar puse, rrugë, ura, xhami, sheshe, hotele, bulevarde, pallate dhe kioska, si dhe duke prishur godinat që kanë krijuar kundërshtarët para tyre.
Tirana e treguar nga Ben Blushi i ngjan një qyteti magjik, të mbushur me histori të mrekullueshme, të cilat pothuajse nuk njihen. Katër shekujt, që nisin nga dita kur u themelua qyteti, kalojnë me shpejtësinë marramendëse të një udhëtimi që përshkruan zakonet e banorëve të tij, bashkë me historitë sekrete që fshihen pas tyre. Romani i ngjan ecjes në një labirint ngjarjesh fantastike, betejash, dredhish, pushtimesh, bombardimesh dhe kufizimesh të paimagjinueshme që tiranët e ndryshëm i vendosën Tiranës. Duke shpjeguar pse emri i Tiranës vjen nga fjala tiran, romani mund të konsiderohet një histori tiranësh të pamëshirshëm.
Burrat dhe gratë që luftuan për të kontrolluar këtë qytet ishin pashallarë, tregtarë, poetë, piktorë, gazetarë, shkrimtarë, aventurierë, ushtarakë, spekulantë, hoxhallarë, gjeneralë, kryeministra, presidentë, mbretër dhe perandorë, që nga Sulejman pashë Bargjini, Haxhi Et’hem Beu, Esat Toptani, Sadije Toptani, Ahmet Zogu, Benito Mussolini, Enver Hoxha, Hrushovi dhe qindra tiranë më të vegjël që shfaqen në vitrinën e shkëlqyer të këtij romani, i cili është një rrëfim për të gjitha moshat. Këtë roman Ben Blushi ia ka kushtuar qytetit ku ka lindur, për të cilin janë shkruar më pak libra se për çdo kryeqytet tjetër në botë.

Lidhja

E butë, E fortë

Viti:

2026

Faqe:

560

Botues:

Libra të ngjashëm