Poshtërimi në Ballkan
nga Ismail Kadare
300 L 255 L
Poshtërimi i popujve është një dukuri e njohur në histori. Poshtërimi, pararendësi i racizmit, bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone. Populli i shenjuar për keq pret me ankth stuhinë e së keqes. Zezona mund të vonojë me stinë, me vite, disa herë me shekuj, por një ditë ajo do të arrijë. Pritja më e gjatë e së keqes u ka ndodhur hebrenjve. E shpërndarë në tre mijëvjeçarë u duk se ajo po shterohej, po shfryhej gradualisht nga shekulli në shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As përndjekjet e përsëritura, as shpërnguljet, as pogromet mizore, nuk e shuan asnjëherë armiqësinë kundër hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer në mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin.
I kryer nga nazistët, krimi ka qenë në të vërtetë me përmasa planetare. Spërkatja e tij ka njollosur ndërgjegjen e shumë popujve, ndërgjegje ende e pashqyrtuar plotësisht.
Poshtërimi mund të duket, në pamje të parë, si një e keqe banale, një farsë keqkuptimi kulturor, një sëmundje e kapërcyeshme. Për të hequr dorë nga çdo ngushëllim i tillë duhet të kuptojmë se genocidi kundër hebrenjve, ashtu si çdo gjenocid, ka nisur pikërisht me poshtërimin.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Uragani i ndërprerë
700 L595 L -
Autobiografia e popullit në vargje
900 L765 L -
Ballkani i Jugut
500 L425 L -
Tri sprova mbi letërsinë botërore
1500 L1275 L -
Për letërsinë
1000 L850 L