… “800 hapa larg Venerës” është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë. Shtegëtimi i shpirtit është rikujtim elegjiak, sarkastik i jetës tokësore që ka pasur Kristofori: historitë e tij të trishta në kuadër të jetës së dikurshme sociale e familjare. Në pyll, shpirti i Kristoforit gjen trupin e një vajze të re, vrarë nga dikush, ai qëndron pranë trupit të vajzës për ta pritur shpirtin e saj derisa të dalë në sipërfaqe, për t’u shoqëruar më të, për t’u bashkuar në miqësi, në dashuri. Ndërkohë malli për dy djemtë e tij e kthen në qytet, sa për t’i parë. Kështu ai dyzohet, ngatërron shenjat e rrugës së tij të kthimit. “800 hapa larg Venerës” është rrëfim prekës, meditim i fuqishëm për jetën, humor i zi për dashurinë, për erosin, për vdekjen dhe përjetësinë.
Libra të ngjashëm
-
Kështjella
1000 L -
Gurit të varrit ia rrëfej
1200 L -
Dueli
700 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.