Transatlantiku
1000 L 900 L
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, “Transatlantiku” shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Më 1939 Gombrowicz-i udhëtoi me anije nga Europa drejt Argjentinës, për të marrë pjesë në një ngjarje kulturore në gjirin e bashkësisë së konsoliduar polake në Buenos Aires.
Pak javë pas nisjes, në atdheun e tij shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, e cila e zuri në grackë në një atdhe të ri.
Ky është boshti “gjysmë autobiografik” i fabulës së romanit “Transatlantiku”. Vitoldi përballet me mërgatën e bashkatdhetarëve të tij në një situatë ekstreme. Pasojnë një sërë aventurash rokamboleske dhe plotësisht absurde: një zdërhallje deri në agim, një duel, punësimi grotesk pranë një firme, e të tjera, e të tjera.
| Viti i botimit: | 2022 |
|---|---|
| Kopertina: | E butë |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ferma e kafshëve
500 L350 L -
Amerikania
1400 L1260 L -
Kënga e Profetit
1200 L1080 L -
Ishulli
1200 L1080 L -
Heshturazi dashuri
800 L720 L









