Çoçarja
nga Alberto Moravia
Çmimi origjinal qe: 1250 L.1250 LÇmimi i tanishëm është: 1250 L. 1125 L
Çezira, një shitëse vejushë dhe Rozeta, vajza e saj adoleshente dhe e bukur, mezi ia dalin të mbijetojnë në Romën e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që trupat gjermane po i afroheshin Romës, Çezira mbledh disa ushqime dhe kursimet e një jete, që i fsheh në palat e fustanit, dhe bashkë me Rozetën nisen drejt Jugut për në vendlindje, në Çoçari.
Për nëntë muaj me radhë, nënë e bijë, përballojnë urinë, të ftohtët dhe pisllëkun, ndërsa presin mbërritjen e trupave aleate. Por çlirimi, kur vjen, sjell për to një tragjedi të papritur. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, ato sulmohen dhe Rozeta përdhunohet egërsisht nga një grup ushtarësh marokenë të trupave aleate franceze. Ky veprim barbar e traumatik dhune trondit rëndë jetën e dy grave, duke ndryshuar krejtësisht dhe pa mëshirë të ardhmen e tyre.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 408 |
Përkthyes: | Sotir Caci |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
10%
Gjithçka perfekte tek ti
Çmimi origjinal qe: 1200 L.1200 LÇmimi i tanishëm është: 1200 L.1080 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.