Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur

1000 L

Categories: SKU: 9789928292247

Lufta e Dytë Botërore. Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe. Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa.

Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë tani ushtarët gjermanë? Për SS, për Gestapon, për gënjeshtarët dhe mashtruesit? A do të qëndrojnë fanatikët dhe vrasësit edhe një vit në pushtet? Rusët avancojnë dhe lufta tashmë është e humbur. Një luftë që i ka mbajtur të izoluar dhe në kushte të frikshme, jonjerëzore dhe qesharake.

Mendimet dhe shpresat janë drejt shtëpisë. Te dielli që verës shkëlqen lulet në hyrje të shtëpisë. Te mëngjesi që nëna i përgatit si zakonisht, me mjaltë, panine, qumësht të ngrohtë e kafe.

Por, kur Greberi më në fund arrin në Verden, asgjë nuk është siç e kishte imagjinuar. Gjithçka është shkatërruar e djegur. Njerëzit kudo janë të trembur e të traumatizuar. Mungon pothuajse gjithçka, në ditët që ndahen nga një bombardim në tjetrin. Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur. E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë.

Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

416

Përkthyes:

Edvin Cami

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm