Gjatë një nate të ftohtë shkurti të vitit 1943, familja Brilleslajper arriti në Folenë e Lartë, një shtëpi e fshehur në pyll, në periferi të fshatit Naarden, në lindje të Amsterdamit. Brenda mureve të kësaj shtëpie, motrat e reja Brilleslajper, Lina dhe Jani, organizojnë një operacion shpëtimi, ndër më të guximshmit në historinë e Vendeve të Ulëta gjatë pushtimit nazist, pikërisht nën hundën e udhëheqësve të Lëvizjes Nacional-socialiste, që banojnë pak qindra metra larg shtëpisë së tyre. Foleja e Lartë bëhet vendi i fshehjes për dhjetëra hebrenj ilegalë, që gjejnë atje jo vetëm një vend të sigurt ku të jetojnë, por edhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe dhe gjallërinë e një komuniteti artistësh: ndërsa lufta ashpërsohet, shtëpia mbushet me gëzimin për të jetuar dhe të muzikës që Lina dhe miqtë e saj luajnë mes gazit e haresë së fëmijëve.
Por në qershor 1944, Foleja e Lartë nuk ishte më vendi i sigurt. Lina dhe Jani u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit të Ëesterborkut. Atje takuan edhe Ana Frankun dhe motrën e saj Margonë, me të cilat u internuan në Aushvic e më pas në Bergen-Belsen, ku Jani dhe Lina do të kujdesen për motrat Frank deri në ditët e tyre të fundit të jetës. Ato do të jenë ndër të paktët njerëz që i mbijetuan ferrit të kampeve dhe që u kthyen në Amsterdam
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 408 |
Përkthyes: | Oriana Tamburi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gjurmët e shëronjëses
1300 L -
Mbiemri i ri
1200 L -
Zorba
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.