Gjino, protagonisti, është një tridhjetëvjeçar i cili, ashtu si në një makth, degdiset përsëri në të shkuarën, në moshën e femijërisë. Një si tip mësuesi kujdestar e merr në një provim të vështirë, dhe njëkohësisht duke e testuar e infantilizon. Kështu, e tërheq zvarrë në një shkollë qesharake. Heroi ynë orvatet t’i shpëtojë këtij “infatilizimi” me forcë, por sapo më shumë koha kalon, zbulon se të jesh sërish djalosh nuk është një gjë fortë e keqe. Papjekuria ka përparësitë e saj dhe, për më tepër, në një botë që dora-dorës po shkërmoqet, ajo duket sikur është një strehë, një identitet i ri grotesk. Ferdydurke, është pra, një larje hesapesh përqeshëse me një realitet ku budallallëku është sheshit dhe ku individët janë tanimë marioneta pa asnjë kuptim.
Viti i botimit: | 2014 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Botues: | |
Përkthyes: | Edlira Lloha |
Libra të ngjashëm
-
Qiell
1000 L -
Dita e fundit të Eskilit
1000 L -
Jeta shpirtërore
1500 L -
Hello beautiful
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.