Xhini Mërfi ndihet mjaft mirë mes djemve. Miqësia me ta gjithnjë i është dukur e thjeshtë, pa koklavitje, pa drama, të paktën për sa kohë askush nuk bie në dashuri me atë apo ajo vetë me ndonjërin prej tyre. Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta.
Pak nga pak, Xhini dhe Adriani zënë e bien në një lidhje toksike dhe tepër të rrezikshme. Adriani, i cili ka parë shpirtcopëtimin e së ëmës, mendon se Xhini përbën një lloj kërcënimi për atë çka besuar deri më tani: që për dashurinë nuk ia vlen të rrezikosh asfare. Ndërsa për Xhinin, rreziku është dhe më i lartë. Po ta lërë Adrianin të bëhet pjesë e jetës së saj, ai mund të zbulojë një të fshehtë që ajo e mbron me thonj, për të cilën ndihet edhe në faj. Xhini nuk po kërkon shpëtim nga ndokush. Por ndoshta, ajo dhe Adriani mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithnjë nëse më parë nuk e shkatërrojnë.
“Mes djemsh”, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e rritjes.
Viti i botimit: | 2024 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Përkthyes: | Edlir Velaj |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mega Monster
1300 L -
Të rritësh njerëz të mirë
1200 L -
Si ta njohësh një person
1400 L -
Ende gjallë
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.