Ruaj mprehtësinë
nga Sanjay Gupta
1500 L Çmimi origjinal qe: 1500 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L.
40% Off
Mbaje trurin tënd të ri, të shëndetshëm dhe të mprehtë me këtë guidë shkencore për mbrojtjen e trurit nga rënia, shkruar nga neurokirurgu dhe korrespondenti kryesor i CNN për mjekësinë, Dr. Sanjay Gupta.
Përgjatë jetës kërkojmë mënyra për të mbajtur mendjen të mprehtë dhe lehtësisht produktive. Tani, Dr. Sanjay Gupta ofron librin që na duhet të gjithëve, të mbushur me njohuri prej shkencëtarëve më të mirë në mbarë botën, studimet e fundit të të cilëve mund të të ndihmojnë të përmirësosh e të mbrosh funksionin e trurit, si dhe të ruash shëndetin kognitiv në çdo moshë.
Ruaj mprehtësinë ekspozon mite të zakonshme rreth plakjes dhe rënies mendore, zbulon nëse ekziston dieta apo ushtrimi “më i mirë” për trurin dhe shpjegon nëse është më e shëndetshme të luash videolojëra që vënë në provë memorien dhe shpejtësinë e përpunimit, apo të angazhohesh në më shumë bashkëveprime shoqërore. Zbulo se çfarë mund të mësojmë prej njerëzve me “super tru”, të cilët janë në të tetëdhjetat dhe të nëntëdhjetat, pa asnjë shenjë rënieje mendore, dhe nëse ka vërtet ndonjë përfitim prej ilaçeve, suplementeve dhe vitaminave. Dr. Gupta merret gjithashtu me sëmundjet mendore, në veçanti Alzheimerin, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve rreth shenjave dhe simptomave, si dhe na tregon se si ta parandalojmë dhe të ruajmë shëndetin, teksa kujdesemi për dikë me rënie kognitive. Ai gjithashtu paraqet një program të personalizuar dymbëdhjetë javor, me strategji praktike për forcimin e trurit çdo ditë.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Faqe: | 344 |
Përkthyes: | Arben Shehu |
Libra të ngjashëm
-
Medical Medium
1300 L -
Attached
1400 L -
Mendo si murg
1200 L -
Shërimi i tiroideve
1300 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.