E vendosur në të njëjtin fshat ku Irène Némirovsky do të shkruante romanin Suitë franceze, por e nisur që në vitin 1937, kjo dramë familjare e shkruar si një hetim policor tregon shtrëngatën e rrahjeve të zemrës së mbyllur në vetvete, në një shoqëri tepër të lëmuar në sipërfaqe.
Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.
Para tij, Fransuai dhe Helena tregojnë takimin e tyre të parë dhe të shkurtër, martesën e Helenës me një pronar plak dhe të pasur, vejaninë e saj, pritjen dhe ritakimin e tyre. Kur vajza e tyre Koletë martohet me Zhan Dorënin, duket sikur është skicuar rruga e një lumturie të qetë. Por, disa muaj më vonë, ndodh drama.
Mbytja në lumë e Zhanit do të shkatërrojë qetësinë e rreme të atij mjedisi provincial. Njëra pas tjetrës, sekretet e rënda që bashkojnë, kundër dëshirës së tyre, protagonistët e kësaj intrige do të shfaqen befas në tregimin e Silvios, deri në zbulimin e fundit dhe turbullues…
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 148 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mikesha gjeniale
1,000 L -
Ne të gjallët
1,200 L -
Jeta e padukshme e Ady Larysë
1,500 L -
Gruaja e liqenit
1,200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.