Kjo është agjente Sonja!
Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, krijuese bombash, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete.
Emri i saj i koduar ishte “Sonja”. Dhe kjo është historia e saj.
Në një fshat të qetë anglez në vitin 1942, një grua shtëpiake elegante doli nga vila e saj për të bërë shëtitjen e zakonshme me biçikletë. Gruaja të cilën fqinjët e njihnin me emrin zonja Bërton, ishte një nënë e përkushtuar me tre fëmijë dhe dukej se mishëronte më së miri familjen rurale britanike.
Mirëpo, në vend që të shkonte në dyqan e të bënte blerje me bllokun e triskave, ajo nxitoi nëpër Oksfordshir për të marrë informata shkencore nga njëri prej fizikanëve bërthamorë më gjeni të vendit. Sekrete të cilat do t’ia përcillte Qendrës së Zbulimit Sovjetik me anën e një radiotransmetuesi, që e fshihte në fund të oborrit të vilës së saj.
Zonja Bërton – me emrin e vërtetë Ursula Kuçinski dhe me atë të koduar “Sonja” – nuk ishte vërtet një shtëpiake britanike, por një hebreje gjermane, një komuniste e përkushtuar, kolonele e Ushtrisë së Kuqe të Rusisë dhe një spiune shumë e përgatitur.
Plani për të vrarë Hitlerin kur ajo vepronte në Zvicër, veprimtaria e spiunazhit që zhvilloi kundër japonezëve në Mançuri dhe ndihma që i dha Bashkimit Sovjetik për të prodhuar bombën bërthamore, ishin vetëm disa nga operacionet më të rrezikshme të spiunazhit të shekullit të njëzetenjëtë të zhvilluara nga Sonja.
Viti i botimit: | 2021 |
---|---|
Kopertina: | E fortë |
Nr. i faqeve: | 400 |
Përkthyes: | Sokol Mici |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kafe me mjeshtrin
500 L -
Hitleri ishte miku im
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.