Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Në një epokë lineariteti letrar diskursiviteti, mugujsh mesjetarë të prozës shqipe në përgjithësi, madje edhe dogmash të reja jashtëletrare dhe mbiletrare, thyerja vjen prej teje. Pavarësisht se ndokush nuk e kupton, ose nuk do ta kuptojë… Shpesh pyes se si shpjegohet ky proces i mrekullueshëm i artit, që rinovimet vijnë nga s’priten, nga pjella malësish të humbura, nga një vajzë me pantallona të zbërdhulura kadifeje e bluzë fanellate (personazh i personazhit tënd), që shokët e shkollës e qesëndisnin për “opingat” dhe “trikot e leshit”? Si është e mundur që këtu, në mes të Tiranës bujëmadhe që pretendon të radhitet krah kryeqyteteve europiane, të zbresin krijesa si ti, që t’ia zhvoshkin leskrat artit mass-medist dhe ta zotërojnë letërsinë me aftësinë e demiurgut?
Përgjigjen, hëpërhë, kam mundur ta gjej vetëm te Koliqi: “Sepse ti je pinjuell i një fisi të mjeruem! A nuk e kupton se në dëshirën tande vlojnë dëshirat e breznive që nuk njoftën asnji çast hareje në jetë? A nuk e kupton se gjaku arbnuer, që s’mujt me lulëzue në hare gjatë qindvjetve të territ, orvatet në ty me pasë hisen e lumturisë që deri tash i asht mohue?”
Doktrina e dashurisë së bukur.
Recension në vetë të dytë për romanin “Arkitrau” të M. Ahmetit
Aurel Plasari
Gazeta Drita, 3 prill 1994
Libra të ngjashëm
-
Fabula Rasa
1000 L -
Qyteti pa reklama
500 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L -
Prilli i thyer
1000 L -
Hija
700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.