Noli dhe Konica, në dritën e “Diellit”
Rafael Floqi
2000 L
Me një literaturë të pasur, gjuhë dhe stil të shkëlqyer, citime të bazuara në dokumente në disa gjuhë dhe dëshmi, informacion të imtësishëm dhe analizë të thelluar publicistiko-shkencore, si dhe me referenca nga burime amerikane dhe monitorim të kujdesshëm të artikujve të gazetës “Dielli”, autori dëshmon një punë hulumtuese disa-vjeçare, ndër më dinjitozet e botuara në dekadën e fundit mbi marrëdhënien e veçantë të miqve-“armiq” Fan Noli dhe Faik Konica, të parë në një prizëm paralel sa psikologjik aq dhe njerëzor dhe artistik.
Marrëdhënia ndërmjet Faik Konicës dhe Fan S. Nolit përbën në vetvete një nga raportet më të veçanta dhe më polemike të shekullit të kaluar dhe këndvështrimi i ri psikoanalitik është një zbulim dhe arritje në studimet historiko letrare dhe i veçantë në letërsinë dhe historinë shqipe dhe botërore, duke u nisur nga fakti tek përgjithësimi.
Rivalitet dhe afrim, ndarje dhe bashkime, aleanca dhe përçarje, polemika dhe akuza, ironi dhe sarkazëm, idealizëm dhe pragmatizëm, si dhe ambicie politike – të gjitha këto elemente ndërthuren në këtë libër. “Noli dhe Konica nën dritën e ‘Diellit’” ofron një analizë të shumëfishtë: historike, psikologjike, kulturore, letrare dhe mediatike.
Sokol Paja
Editor i gazetës ”Dielli”
| Faqe: | 464 |
|---|---|
| Kopertina: | E fortë |
| Vit: | 2026 |
Libra të ngjashëm
-
55 ditë
2500 L -
Mësimet e historisë
700 L -
Të Drejtët
1500 L








