Atje ku pemët takojnë yjet
nga Glendy Vanderah
1,400 L
Pas humbjes së nënës dhe një beteje të vështirë me tumorin e gjirit, e vendosur të vërtetojë se peripecitë ku e përplasi jeta nuk e thyen dot, Xhoana Tilli i kthehet përditshmërisë derisa rutinën e jetës së saj të veçuar, e trazon shfaqja e beftë e një vajze këmbëzbathur e me trupin të mbuluar me të nxira.
Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa… të zbulojë të shkuarën e saj.
Si është e mundur që ajo vogëlushe lexon veprat e Shekspirit dhe i kupton ato më së miri? Përse në praninë e saj ndodhin gjëra pozitive?
Teksa verës i vjen fundi dhe Ursa është në prag të dëshmisë së mrekullisë së pestë, afrohet edhe rreziku i së kaluarës së saj. Kur më në fund ai rrezik troket në derë, të gjitha sekretet e tyre më të dhimbshme dalin në dritë, ndërsa fatet do t’u lihen në dorë yjeve.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 360 |
Përkthyes: | Sonila Pasmaciu |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vrasja e Roxher Akrojdit
900 L -
Familja e katit të sipërm
1,300 L -
Vajza e humbur
1,200 L -
Largësi shpëtimi
800 L -
Qyteti i avullit
800 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.