Atlasi, historia e Pa Saltit (Shtatë motrat #8)

nga Lucinda Riley, Harry Whittaker

1600 L

Categories: SKU: 9789928366665

Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.

***

Paris, 1928.

Familja Landovski gjen në kopshtin e shtëpisë një djalosh pa ndjenja. Një hap e ndan nga vdekja, por familja e shpëton dhe e mirëpritet si të ishte fëmija i saj. Ai është i sjellshëm, i matur dhe i talentuar, një djalë i mrekullueshëm, por, për të mos treguar se kush është në të vërtetë, mbyllet në një heshtje kokëfortë.

Djaloshi rritet, merr mësime në Konservatorin e Parisit, zbulon dashurinë, duket se është gati t’i gëzohet jetës e të harrojë tmerret e së shkuarës. Ndërkaq, në të gjithë Europën një e keqe po lind e rritet dhe askush nuk është më i sigurt. Me zemër dhe mendje, ai e ndien se është  koha të largohet sërish.

2008, deti Egje. Të shtatë motrat mblidhen së bashku për herë të parë, në bordin e Titanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait enigmatik që e donin aq shumë.

Për habinë e të gjithëve, është motra e humbur, Meropi, ajo që Pa Salti ka zgjedhur t’i besojë të kaluarën e tyre. Ajo sjell me vete ditarin e çmuar të tij. Por për çdo të vërtetë të zbuluar, lind një pyetje tjetër.

Motrat duhet të përballen me idenë se babai i tyre i adhuruar ishte dikush që e njihnin pak. Dhe akoma më tronditës është fakti që këto sekrete të varrosura prej kohësh, mund të kenë pasoja për to edhe sot.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

792

Përkthyes:

Oriana Tamburi, Ornela Islami

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Atlasi, historia e Pa Saltit (Shtatë motrat #8)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm