Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti.
Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat tona, brengat e fatkeqësitë e tij janë po ashtu tonat, ashtu siç janë tonat edhe haretë e gëzimet e tij.
Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur.
Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!
| Kopertina: | E fortë |
|---|---|
| Përmasat: | 140 x 207 mm |
| Nr. i faqeve: | 16 |
| Përktheu: | Virgjil Muçi |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave (#2)
900 L810 L -
Timi Dështimi
1000 L900 L -
Gjergji dhe Ana në kërkim të thesarit kozmik
1200 L1080 L -
Kafshët fantastike: Krimet e Grindelvaldit
1000 L900 L -
Princi i vogël
700 L630 L









