Chanel nje jete si ne perralle
800 L
Coco Chanel-i, që bota e zgjodhi si mbretëreshë të shijes, si muzë të bukurisë, bekuar prej sukseseve absolute, është protagoniste e një epoke dramatike, që fitoi dhe luftoi kundër brutalitetit të një bote, të një shekulli.
Kuriozitet i vetvetishëm, frikë përpirëse që të ndjek, që të bën të vraposh. Një dëshirë hijeshie e bukurie, që arrijnë të shërojnë një adoleshencë të shpërfytyruar nga trishtimi. Në bebet e shndritshme të syve të kësaj vajze të paqetë, Signorini lexon synimet e Coco-s për të ardhmen, drithërimën e ankthit që vogëlushja Gabrielle ndien mbi lëkurë, zjarrin e fshehtë që e djeg përbrenda. Edhe vepra pushtohet prej këtyre perceptimeve. Sensualitet dhe pasion pa pushim, po ato që Coco-ja i mishëron edhe te veshjet, kapelat dhe aromat e pangatërrueshme të parfumit të saj.
Por shohim edhe një Gabrielle të buzëqeshur e të hijshme, që në Cafe Chantant këndon Kush e pa Coco-n në Trokadero, çka i dhuroi “kafshatën e parë të suksesit” dhe pagëzimin me emrin aq të famshëm artistik: Coco.
| Viti: | 15 Mars 10 |
|---|---|
| Faqe: | 256 |
| Përkthyes: | Albana Nexhipi |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Heshturazi dashuri
800 L -
Femrat
1000 L -
Lavanderia e madhe
800 L -
Burimi i jetës
1300 L -
Kosherja
1200 L









