Një roman misterioz që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit: Edhe ata që kanë, jeta e tyre ka plot makthe: Kështu ndodh me çiftin e përsosur, të cilët ditën më të bukur të jetës së tyre përballen me gjëra të tmerrshme. Një kufomë pranë vendit ku po bëhej dasma luksoze tjerr gjithë historinë e këtij romani plot mistere…
Ata ishin çifti i përsosur, në prag të martesës së përsosur derisa një zbulim tronditës u tregoi se asgjë nuk është ashtu siç duket.
Në Nantaket është sezoni i dasmave dhe ajo e Çeleste Otisit dhe Benxhamin Uinbërit premton të jetë një ngjarje për t’u mbajtur mend. Prindërit e pasur të dhëndrit nuk janë kursyer asfare në organizimin e një ceremonie luksoze, në pronën e tyre “Samërlend”, buzë oqeanit.
Mirëpo kjo ngjarje do të mbetet e paharrueshme për një arsye krejt tjetër: Vetëm disa orë para ceremonisë, në bregun para shtëpisë gjendet duke pluskuar trupi i pajetë i shoqërueses së nderit dhe papritmas të gjithë të pranishmit janë të dyshuar për vrasjen e saj.
Ndërsa shefi i policisë, Ed Kapenashi merr në pyetje dhëndrin, nënën e tij, një romanciere e famshme e librave thriller dhe anëtarë të tjerë të familjes, zbulon se çdo martesë është një fushë e minuar dhe çifti i përsosur jo vetëm që nuk ekziston, por gjithsecili mund të mbartë me vete një sekret.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 434 |
Përkthyes: | Mailinda Pilavi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Shtëpia e shtrembër
800 L -
Atje ku pemët takojnë yjet
1400 L -
Qyteti i avullit
800 L -
Marina
800 L -
I burgosuri i Qiellit
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.