Ç’të bësh kur nuk të duket e drejtë

Udhëzues për fëmijë nga Claire A.B. Freeland, Jacqueline B. Toner

700 L

Categories: , SKU: 9789928286307

Ti e di, me siguri, se piratët përdorin dylbi për të parë anije të tjera apo tokën në horizont? Duke u fokusuar te gjërat e vogla në largësi, ata lënë pa parë gjëra të tjera rreth e rrotull tyre. Kështu, ata humbasin gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë edhe mundësinë për t’u kënaqur. Ndonjëherë humbin mundësinë t’i gëzohen thesarit të çmuar që tashmë kanë! Ashtu si piratët që përdorin dylbinë, edhe fëmijët mund të përqendrohen vetëm tek ajo gjë që duan dhe të mos i vënë re gjërat e mira që ata i kanë. Nëse ti je fëmijë që mendon: “Nuk është e drejtë!”, ky libër është për ty! Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk të duket e drejtë i drejton fëmijët nëpër emocionet e vështira të zilisë dhe të xhelozisë dhe bazohet te teknikat e parimet konjitivo-sjellore. Ky libër vetë-ndihmës e ndërveprues është një burim tërësor edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që i ndihmon fëmijët të përballen me zilinë… për të mësuar se si të lundrojnë me kënaqësi si piratë në detet e gjera!

Botues:

Nr. i faqeve:

96

Përkthyes:

Aulona Ormeni

Kopertina:

E butë

Viti i botimit:

2019

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ç’të bësh kur nuk të duket e drejtë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm