Romani “Lëkura e daulles” është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën “Nëntori”. Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin “Dasma”. Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm “Lëkura e daulles”.
Zanafilla e romanit ka qenë novela “Dasma e çuditshme”, me subjekt prishjen groteske të një dasme, si hakmarrje ndaj nuses, prej të dashurit të fyer.
Ndonëse i shpërfillur prej autorit, romani është përkthyer në disa vende perëndimore nga botues të majtë, përpara “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”. Një radio-dramatizim i veprës, me titullin “Dasma dhe fantazma”, është bërë prej BBC-së së Londrës më 1969.
Libra të ngjashëm
-
Dead End
1000 L850 L -
Qorrfermani
700 L595 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L765 L -
Mërkuna e zezë
800 L680 L -
Dueli
700 L595 L