Dëshmitari i rremë
Bujar Skëndo
900 L
Një ngjarje e veçantë, pesëdhjetë e katër vjet më parë, ka ngjallur dhe ringjall ende sot diskutime të shpeshta. Bëhet fjalë për Festivalin e 11-të të Këngës në Radio Televizion, që u prezantua nga Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu, me redaktor të teksteve Sadik Bejkon dhe regjisor Mihal Luarasin, ku u vlerësuan me çmim të parë Tonin Tërshana, me të dytin Lindita Sota dhe me të tretin Ema Qazimi. Pikërisht në këtë festival interpretuan këngëtarët më të mirë të asokohshëm, mes të cilëve Françesk Radi e Justina Aliaj, Sherif Merdani e Vaçe Zela, Liljana Kondakçi e Dorian Nini, Zija Saraçi e Bashkim Alibali, Iliriana Çarçani e Valentina Gjoni, Petrit Dobjani e Ilmi Hoxha, Fatbardha Rakipi e Lefter Agora, Suzana Qatipi e Shkëlqim Pashollari.
Pikërisht nën këtë sfond është ndërtuar romani i tretë i Bujar Skëndos, Dëshmitari i rremë… Një përshkrim brilant merr këngëtari i njohur Seran Mejdani, që kushdo njeh menjëherë portretin e Sherif Merdanit, një artist ndër më të mirët e kohës, por edhe me një tjetër shkëlqim pas daljes nga burgu, që kishte të ngjizur brenda vetes profesionalizmin. Në qendër të koniktit zënë vend skenat dramatike të gjyqit kundër Seran Mejdanit. Sekuencat dhe replikat nga seancat gjyqësore janë të përshkruara me tension dhe vërtetësi artistike, njëkohësisht.
(Pjesë nga parathënia)
Libra të ngjashëm
-
Letër Dylqinjës
1000 L -
Dueli
700 L -
Kronikë në gur
1000 L -
Qorrfermani
700 L









