Romani më epik i Robert Galbraithit deri më tani, E bardha që vret është një kapitull i ri në historinë mbërthyese të Kormoran Strajkut dhe Robin Elakotit, sërish së bashku në një thriller që të mban frymën pezull.
“Pashë një fëmijë të vrarë…
Ai e mbyti, mu mbi kalë…”
Kur një djalosh i trazuar, i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe ikën në panik.
Duke u përpjekur të zbulojnë të vërtetën për historinë e Billit, Strajku dhe Robin Elakoti – dikur ndihmësja, tani ortakja e tij në agjenci – ndjekin një pistë gjarpëruese, që i çon nga periferitë e Londrës në dhomat më të errëta dhe të fshehta të Parlamentit, deri në një pronë të bukur por të dyshimtë në fshat. Dhe nëse hetimi i ngjan gjithnjë e më shumë një labirinti, jeta e Strajkut veç e thjeshtë nuk është: fama e tij si hetues privat e pengon të veprojë në hije si dikur, në të kaluarën, dhe marrëdhënia me Robinin është më e tensionuar se kurrë… Ajo është e domosdoshme në punën e agjencisë, por marrëdhënia e tyre personale është plot ndërlikime dhe të pathëna…
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 744 |
Përkthyes: | Oriana Tamburi, Dhimitër Gjodede |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Urdhri
1,400 L -
Njëra nga vajzat
1,200 L -
Spiuni që u kthye nga i ftohti
1,000 L -
Veriti
1,200 L -
Çështja Karavaxho
1,400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.