Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje, që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake… Blerja për të “është si dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit”. Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë, për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot. Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron. Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar. £ fiksuar pas dyqaneve është një roman rrezëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Agim Doksani |
Libra të ngjashëm
-
Brixhertonët 3: Propozimi i një zotërie
1200 L1020 L -
Ne të gjallët
1200 L1020 L -
Balada e Akilit
1300 L1105 L -
Cranford, qyteza e zonjave të fisme
1000 L850 L -
Luaj lojen tënde
1000 L850 L