fʌkt: Një kundërhistori e së tashmes
nga Armando Lulaj, Marco Mazzi
Çmimi origjinal qe: 1000 L.1000 LÇmimi i tanishëm është: 1000 L. 900 L
I bazuar mbi një bisedë të thelluar artistike mes Armando Lulajt dhe bashkëpunëtorit të tij të qëmotshëm Marco Mazzi, fɅkt paraqet një dëshmi të punës së kahershme të Lulajt, sikurse na ofron edhe një studim e dokumentim alternativ të historisë së vonë shqiptare. Strukturuar në pesë gjurmë të transkriptuara, kjo ecën, kronologjikisht me ç’duket, nga pikënisja e dyfishtë e viteve të vështira 1992 dhe 1997, drejt së tashmes dhe të ardhmeve të pandehura të kësaj. Ndërkaq pakogjë ecën vijëdrejtë, siç tregohet përherë e më tepër nga dëshmitë e artistit, qoftë për shkak të atyre që Lulaj i quan “lidhje tangjente” – takime paralele mes trupave dhe pushtetit shtetëror, që mbrujnë dalëngadalë trajtat e një tjetërfarë historie – qoftë për shkak të një aradhe fillesash të nëmura, ku e ardhmja “villet përpara se të gëlltitet”, sa për të përmendur vetëm disa ngatërresa që përfshihen në botimin që keni në dorë.
Nga “Parathënia” e Sonja Lau.
Viti i botimit: | 2023 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 192 |
Përkthyes: | Alfred Bushi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
30%
Shqiparët në kërkim të një fati të ri
Çmimi origjinal qe: 300 L.300 LÇmimi i tanishëm është: 300 L.210 L -
30%
Autobiografia e popullit në vargje
Çmimi origjinal qe: 900 L.900 LÇmimi i tanishëm është: 900 L.630 L -
30%
Çlirimi i Serbisë nga Kosova
Çmimi origjinal qe: 250 L.250 LÇmimi i tanishëm është: 250 L.175 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.