Sipas këtij dokumenti dorëshkrim, gjatë darkës Çërçilli i ka propozuar Stalinit ndarjen me përqindje të influencës në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore. Konkretisht: Hungaria do të ishte 50 me 50 për qind, Rumania 10 për qind për anglo-amerikanët, 90 për Bashkimin Sovjetik. Edhe Bullgaria mbetej sovjetike 75 për qind, çereku i fundit shkonte për Perëndimin. E kundërta do të ndodhte me Greqinë: 90 për qind me 10. Jugosllavia 50 për qind me 50. Shqipëria do të ishte përjashtimi i vetëm: 100 për qind për Britaninë e Madhe… Por kishte megjithatë një diçka në atë fletë letër të shkruar me dorën e vet nga Çërçilli, e cila nuk po e linte të qetë kureshtjen e biografit: përjashtimi i Shqipërisë, shtetit më të vogël në atë hartë ballkanike, nga ndarja… Pse kjo përkujdesje e posaçme nga vetë Çërçilli për ta marrë në mbrojtje atë komb të vogël, pa asnjë ndikim në përballjen e madhe të kombeve asokohe? Dhe përse Stalini kishte pranuar me aq lehtësi të hiqte dorë nga Shqipëria, ndërkohë që në vend komunistët e tij i kishin përgatitur të gjitha rrethanat politike dhe ushtarake për të marrë pushtetin?… Enigmë mbetej sjellja e Çërçillit. Edhe pse do të ishte një mundim krejt i kotë, domethënë pa lidhje me shkrimin e biografisë, B. J. po ndihej i detyruar për ta zbërthyer disi atë enigmë.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 312 |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Dueli
700 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Pallati i Ëndrrave
900 L -
Kafsha apo fantazma
500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.