• Përshtatje për televizion, nga Amazon Studios
• Libri i katërt më i mirë i vitit në Amazon
• Libri më i mirë i vitit 2023, nga Apple
• Libri fantazi më i mirë i vitit, nga Barnes & Noble
• Gjysmëfinalist i çmimit Goodreads
Njëzetvjeçarja Violetë Sorengeill duhej të hynte në Kuadratin e Shkruesve, me një jetë të qetë mes librave e historisë. Por gjeneralja që komandonte, nëna e saj e ashpër, e urdhëroi vajzën të hynte mes qindra kandidatëve që synonin të bëheshin elita e Navarrës: ajo e kalorësve të dragonjve. Por, kur je më i vogël se të tjerët dhe me trup të dobët, vdekja ndodhet vetëm një hap larg… sepse dragonjtë nuk shoqërohen me njerëzit “e brishtë”. Por i djegin.
Meqë kishte më pak dragonj se konkurrentë, shumë prej tyre donin ta hiqnin qafe Violetën për të rritur mundësitë e veta për sukses. Të tjerë donin ta vrisnin si ndëshkim për nënën e saj të pushtetshme që aq fort i trembeshin, përfshi dhe Ksaden Rajorsonin, kalorësin më të fuqishëm dhe të pamëshirshëm të Kuadratit të Kalorësve. Prandaj, i duheshin përpjekje dhe durim i madh për të mbetur gjallë deri mëngjesin tjetër.
Çdo ditë që kalonte, lufta bëhej më e egër, masat mbrojtëse të mbretërisë po binin një e nga një dhe vdekjet po shtoheshin. Si për ta rënduar gjendjen, Violeta nisi të dyshonte se udhëheqësit fshihnin një sekret të tmerrshëm. Miqtë, armiqtë, të dashurit. Të gjithë dukej se kishin agjendat e veta në akademinë ushtarake të Basgiathit sepse, kur hyje aty, kishte vetëm dy rrugë për të dalë: ose i diplomuar, ose i vdekur.
Seria Empyrean:
Libri 1: FOURTH WING
Libri 2: IRON FLAME
* * *
“Një histori që të mban pezull, tërheqëse dhe jashtëzakonisht zbavitëse. Ky libër i parë i serisë nga autorja Yarros do t’i mrekullojë lexuesit me aventurat romantike e plot fantazi.”
– Booklist
“Fourth Wing” do t’ju bëjë t’ju rrahë zemra fort, nga fillimi deri në fund… një histori fantastike si kjo nuk e keni lexuar kurrë më parë.”
– Autorja bestseller e New York Times, Jennifer L. Armentrout
Botues: | |
---|---|
Nr. i faqeve: | 688 |
Libra të ngjashëm
-
I pandalshëm
1200 L -
Mega Monster
1300 L -
Shihemi në gusht
1500 L -
Njeriu që shet gjak
1200 L -
Ende gjallë
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.