Si një ndër romanet më të vlerësuara të letërsisë bashkëkohore sllovenë, Frika i ka sytë e hapur e shkrimtarit Milan Dekleva vë në qendër historinë e mjekut dhe shkrimtarit Sllavko Grom, një gjysmëbiografi e viteve si student mjekësie, takimet me doktor Frojdin dhe Jauregun, dashuritë dhe pasionin për letërsinë dhe kthimin në vendlindje, që tanimë i duket mbytëse dhe kufizuese. I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri-tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubljanës me borë e të prapambetur. Stili përsiatës, mungesa e një forme të qartë dhe thyerjet gjuhësore, së bashku me ndjesitë e forta të personazhit, ndonjëherë të dyzuar e shpesh mes realitetit e halucinacionit, e fusin romanin në rrjedhat e ekspresionizmit.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Nikollë Berishaj |
Libra të ngjashëm
-
Bukë me sallam
1000 L -
Heshturazi dashuri
800 L -
Burimi i jetës
1300 L -
Diabolikët
1400 L -
Femrat
1000 L