Fuqia e disiplinës

1000 L

Categories: SKU: 9789928006097Tags:

Vetëdisiplina është ajo që do t’ju mbajë të përqendruar, kur situata të dalë jashtë kontrollit dhe kur t’ju duket sikur jeni një hap larg dështimit. Kjo do t’ju japë forcën e nevojshme mendore për të çmontuar kufizimet që i keni vendosur vetes dhe për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e realizimit të qëllimeve.

– A keni shpenzuar javë, muaj apo edhe vite duke u për-pjekur të arrini qëllimet, por vazhdoni të dështoni?

– A keni hequr dorë nga të qenit i suksesshëm, sepse përpjekjet tuaja të kota ju kanë bërë të besoni se suksesi është vetëm për disa të zgjedhur?

Nëse i jeni përgjigjur “po” ndonjërës prej këtyre pyetjeve, mos u shqetësoni, ka ende shpresë!

Përpara se të arrini diçka në jetë, keni nevojë për një themel të fortë të vetëdisiplinës. Talenti, inteligjenca dhe aftësia janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Mendimi pozitiv, mbështetja dhe kuraja emocionale, ëndrrat, qëllimet dhe vizioni janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Nëse doni t’i ktheni ëndrrat në realitet, keni nevojë për vetëdisiplinë.

* * *

Njerëzit nuk lindin me vetëdisiplinë. Ashtu si ngarja e makinës apo loja e tenisit, vetëdisiplina është një aftësi që mësohet. Në librin ‘Fuqia e Disiplinës’, do të keni mundësinë të lexoni shpjegime të thjeshta shkencore rreth vetëdisiplinës, duke përfshirë:

  • Si të zotëroni vetëdisiplinën, duke synuar zona të caktuara të trurit.
  • Sekretet e ‘Navy SEALs’ për vetëdisiplinën.
  • Sekretet e Budistëve Zen për vetëdisiplinën.
  • Si ta bëni punën e vështirë emocionuese.
  • Si të hiqni dorë nga zakonet e këqija dhe të përvetësoni zakonet e njerëzve të suksesshëm.
  • Strategjitë për të vazhduar realizimin e qëllimeve kur mbaron motivimi.
  • Dhe shumë gjëra të tjera.
Viti i botimit:

2024

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

208

Botues:

Libra të ngjashëm